Foto ilustruese

Tiranë/ I dënuar në Itali me 13 vite burg, arrestohet 42-vjeçari (EMRI)

8 Qershor 2022, 16:50| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 16:54

  • Share

Policia dhe Interpol Tirana kanë arrestuar 42-vjeçarin Lulzim Halilin, banues në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

42-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimin, pasi Gjykata e Aostës në Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?