Kronikë

Tiranë/ I dënuar në Itali për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 45-vjeçari

3 Mars, 09:37| Përditesimi: 3 Mars, 09:56

  • Share

TIRANË-Një 45- vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi është i dënuar në Itali për kanosje dhe për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 32”, ku në pranga është vendos Daniel Korali, 45 vjeç, me qëllim ekstradimin në Itali.

‘Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Mesinas, Itali, e ka dënuar në vitin 2024, me 4 vjet e 3 muaj burgim, për kanosje, zhvatje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta’, njoftoi sot po0licia.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e tij në Itali.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?