Tiranë-Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 6 vite e 8 muaj nga GJKKO, pasi akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe trafik droge është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit.
Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është identifikuar me dy emrat e tij si, Orges (Dritan) Jahelezi banues në Tiranë.
Operacioni u kodua “Tempus”.
“Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal', "Prodhim e shitje narkotikesh",dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale", informoi sot policia.
Komente
