Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Rinas braziliani! Pritet ekstradimi (EMRI)

7 Tetor, 13:36| Përditesimi: 7 Tetor, 13:42

  • Share

Një 51-vjeçar brazilan është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit.

Alex Fernado Vioti, banues në Itali ishte shpallur në kërkim pasi pasi para dy vitesh Gjykata e Goiania, Brazil e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”.

51-vjeçari pritett të ekstradohet drejt Brazilit.

 “Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin brazilian Alex Fernado Vioti, 51 vjeç, banues në Itali.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2023, Gjykata e Goiania, Brazil, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Brasilia, me qëllim ekstradimin e 51-vjeçarit, në Brazil”, njoftoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?