Tiranë/ I gjejnë granata, municion luftarak e kallashnikov në banesë, në kërkim 50 vjeçari (VIDEO)

9 Janar, 11:41| Përditesimi: 9 Janar, 12:00

  • Share

Tirane- Granata, krehra pistolete dhe kallashnikovi, municion luftarak, i kishte fshehur në një enë prej bakri në banesë në fshatin Vilëz, Zall Bastar. 

Policia e Tiranës ra në gjurmë pas informacioneve se në një banesë të këtij fshati kishte armë shpërthyese dhe sende të tjera të paligjshme.

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, katër granata, krehra pistolete, krehra kallashnikovi dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas, informoi sot policia e Tiranës.

Policia po punon për arrestimin e Durim Vishës.

Kontrolli u bë nga policia e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i posedojnë ato.   

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?