Kronikë

Tiranë/ I godasin të atin me kazmë pas sherrit për pronat, 27-vjeçari arrestohet me armë në tentativë për të qëlluar mbi agresorin

16 Dhjetor 2019, 13:12| Përditesimi: 16 Dhjetor 2019, 13:16

  • Share

TIRANË- Një ngjarje e rëndë që mund të kishte përfunduar me viktima është parandaluar nga policia në Tiranë. Në prangat e policisë kanë rënë dy persona D. N., 45 vjeç dhe  K. D., 27 vjeç banues të dy në Shesh, Ndroq.

Sipas policisë 45-vjeçari D.N pas një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjet të fortë (kazmë) E. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Konflikti midis tyre ka agravuar më tej nga djali i të dëmtuarit, K.D 27-vjeç, i cili ka marrë një armë gjahu të mbushur me fishekë, të cilën e posedonte me leje dhe ka tentuar të qëllojë mbi D. N., në banesën e tij, por nuk mundi dot falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë.

Gjithashtu, falë veprimeve të shpejta është bërë i mundur edhe bllokimi i armës së gjahut me fishekë, me të cilën 27-vjeçari do të kryente krimin. Dy të arrestuarit do të akuzohen për “Plagosja e rëndë me dashje”, në ngarkim të D. N dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”, në ngarkim të K. D.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?