Tiranë/ I grabitën varësen e floririt një qytetareje dhe iu gjetën 23 kg kanabis e 27 pako drogë në formë çokollate në banesë, në pranga katër të rinj (VIDEO)

11 Maj 2022, 15:57| Përditesimi: 11 Maj 2022, 16:16

  • Share

TIRANË- Katër të rinj grabitën me dhunë një qytetare, duke i marrë varësen e floririt, por përfunduan në pranga. Pas identifikimit, policia ka bërë kontroll në shtëpinë e njërit prej të rinjve dhe ka rezultuar se kishte 27 kg lëndë narkotike kanabis, 27 pako drogë në formë çokollate, si edhe një peshore elektronike.

Policia ka sekuestruar 2 automjete të cilat dyshohet se 4 autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes, si edhe varësen e floririt. Katër të rinjtë grabitën varësen e floririt në rrugën “Berisha”, në Çekrezë.

Në kudadër të operacionit "Çekreza" kanë rënë në pranga Rigers Gega 24 vjeç, Bajram Allushi, 29 vjeç, Benard Murrja, 29 vjeç, dhe Ridvan Kapllani 26 vjeç.

Ndaj Kapllanit rëndon akuza për veprat penale "Vjedhja me dhunë", e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi iu gjend lënda narkotike.

Ndaj tre të tjerëve rëndon akuza për veprën penale "Vjedhja me dhunë", e kryer në bashkëpunim; 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?