Foto ilustruese

Tiranë/ I mituri sulmon me thikë dy 17-vjeçarët pas sherrit, njëri lëndohet! Pesë të arrestuar për plagosje, vjedhje dhe të dehur në timon

12 Gusht, 10:51| Përditesimi: 12 Gusht, 10:54

  • Share

Tiranë- Një përplasje mes tre të miturve përfundoi në plagosjen e dy prej tyre, pas një sherri me motive të dobëta në kryeqytet.

Policia e Tiranës bëri me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, arrestuan një 15-vjeçar, emri i të cilit nuk u publikua për shkak të moshës. Gjatë grindjes dhe konfliktit fizik, ai akuzohet s eka sulmuar me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç.

“Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali”, sqaroi policia.

Një grup hetimor u ngrit për rastin dhe po verifikohen shkaqet e sherrit mes tre të miturve dhe nëse ka persona të tjerë të implikuar. Gjithashtu po merren në pyetje i plagosuri dhe shoku i tij.

Po ky komisariat njoftoi se ka ndaluar edhe D. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "plagosja e rëndë me dashje", por pa specifikuar detaje rreth krimit të kryer prej tij.

Edhe Komisariati nr. 4 njoftoi ndalimin e një 49-vjeçari me inicialet A. D., banues në kryeqytet, sepse akuzohet se ka vjedhur një aparat celular, në një dyqan në “Rrugën e Dibrës”. Kurse specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore, arrestuan shtetasit A. A., 54 vjeç, banues në Tiranë, dhe Sh. K., 30 vjeç, banues në Shijak, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?