TIRANË- Një person është vënë në pranga nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi i kanë marr me dhunë 1 mijë euro një 35 vjeçari në Zall Mner.
Blutë thonë se u vunë menjëherë në lëvizje pas kallëzimit të bërë nga personi që ra pre e grabitjes.
Policia ka identifikuar si autor Denis Saliu, 22 vjeç dhe Mehmet Jata, 23 vjeç, të dy banues në Kamëz. 22 vjeçari është vënë në pranga, ndërkohë policia po punon për kapjen e 23 vjeçarit.
Po ashtu, nga policia është sekuestruar automjeti i përdorur nga autorët e dyshuar, për t’u larguar pas vjedhjes.
‘Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.