Tiranë- I mori një qytetari 10 mijë euro me anë të mashtrimit, vihet në pranga 33-vjeçari i dyshuar.
Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Fraud” (Mashtrimi), duke vënë në pranga të riun Elton Dumani, banues në kryeqytet.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar për një rast mashtrimi financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në Tiranë”, bëri me dije policia ditën e sotme.
Nga veprimet hetimore rezultoi se në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë qytetarit G. D., shumën totale prej 10 mijë eurosh, me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente
