Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Tiranë/ I mori para shoferit për t'a lejuar të kalonte me makinë, arrestohet doganieri (Emri)

5 Tetor 2018, 13:40| Përditesimi: 5 Tetor 2018, 13:46

  • Share

Një doganier është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se i ka kërkuar dhe i ka marrë para një shoferi për t’a lejuar që të ikte nga territori doganor. Adriatik Hamza, 41 vje ç, i mori para një shoferi të një subjekti doganor. Policia njofton se mbi Hamzain rëndon akuza e korrupsionit. 

Njoftimi i plotë
 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Doganieri”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

I kërkon dhe merr një shumë në euro shoferit të një subjekti për ta lejuar të dilte nga territori doganor.

Në pranga Doganieri i pikës Doganore Tiranë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në kuadër të operacionit policor të koduar arrestuan në flagrancë shtetasin :

- Adriatik Hamza, 41 vjeç, banues në Tiranë (Doganier në pikën Doganore Tiranë).

Ky shtetas duke shfrytëzuar atributet që i jep posti i ka kërkuar dhe marr një shumë në euro shtetasit V. Ç., 54 vjeç, (shofer i një subjekti në Strugë) për ta lejuar të dilte nga territori doganor.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Komento

Komente

  • sapa: 06/10/2018 07:44

    Shqiptaret jane te vetedijshem qe te pakten keto 50 vjet nuk behet shtet.E neqoftese gjeneratat e reja ndryshojne mentalitetin e prinderve te tyre hajdute ndoshta…………….ama afatgjate dhe jo tani.

    Përgjigju
  • Kafsha: 05/10/2018 13:46

    Derrmojini gjith funderrinat! Të ngrihet e të bëhet shteti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?