Policia e Tiranës

Shiti mbi 100 mijë euro dyqanin që kishte lënë kolateral, arrestohet ish-punonjësi i bankës! Noterja zbuloi mashtrimin pasi e bleu

12 Qershor, 12:46| Përditesimi: 12 Qershor, 16:57

  • Share

Ish-punonjësi i një banke të nivelit të dytë, Klevis Berberi, u arrestua nga Krimi Ekonomik pasi shiti një dyqan në pronësi të tij, të cilin e kishte lënë kolateral në bankë dhe të bllokuar. Berberi mundi që përmes një dokumenti të falsifikuar, sikur banka kishte dhënë pëlqim, ta shes pronën për 108 mijë euro te një 54-vjeçare përmes noteres Mimoza Shehu.

Kjo e fundit disa ditë më vonë mësoi se dokumenti ishte fals dhe në fakt banka nuk kishte dhënë pëlqim dhë bëri denoncim. Pas verifikimeve të autoriteteve ka rezultuar se deklarata origjinale që ka banka ndryshonte nga deklarata e dorëzuar nga Klevis Berberi.

Ky i fundit ka pranuar në polici se ka kryer veprimin e falsifikimit të dokumentit. Krimi Ekonomik është duke hetuar edhe për persona të tjerë të përfshirë në sistemin bankar që kanë bërë këtë veprim.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?