Kronikë

VIDEOLAJM/ I riu hero në Tiranë! Shoferi humb ndjenjat, qytetari futet në makinë dhe shmang aksidentin

7 Mars, 12:31| Përditesimi: 7 Mars, 12:42

  • Share

Tiranë-Një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur dje në Tiranë, kur një shofer ka humbur ndjenjat papritur gjatë drejtimit të automjetit.

Por për fat të mirë në rrugë është gjendur qytetari Lilo Shehu, i cili ka ndërhyrë menjëherë duke shmangur një aksident të mundshëm dhe gjithashtu ka dhënë ndihmën e parë për shoferin.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për Report Tv dhe Shqiptarja.com, fillimisht makina është përplasur me një automjet tjetër dhe është përfshirë në tym, ndërsa djali pa e menduar dy herë ka shkuar nxitimthi për të ndihmuar drejtuesin e automjetit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • linda: 07/03/2025 16:42

    Bravo këtij djali që parandaloi një aksident .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?