Foto ilustruese

Tiranë/ I riu palestinez bie nga lartësia, dërgohet me urgjencë në spital

1 Korrik 2020, 17:57| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 18:00

  • Share

TIRANË- Një 17-vjeçar palestinez ka rënë nga lartësia ditën e sotme në Selitë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, teksa mësohet se i riu është identifikuar si M.I..

 Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare, teksa nuk ka informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore.  

"Më datë 01.07.2020, rreth orës 16:50, në Selitë, ka rënë nga lartësia, shtetasi i mitur palestinez, me iniciale M.I., 17 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve", njoftojnë uniforma blu.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?