Tiranë- Një person i plagosur me thikë është paraqitur në Spitalin e Traumës pak pas mesnatës, duke zbardhur dita e sotme (22 korrik).
I plagosuri është identifikuar si Arben Ujka, 24 vjeç, i cili ka plagë në gjoks dhe kofshë.
Sipas mjekëve, plagët janë të shkaktuara nga një mjet prerës.
I riu nuk ka pranuar që të tregojë autorin apo shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë.
(lajmi ne përditësim...)
Komento
Komente
