Tiranë- Një 56-vjeçar italian i shpallur në kërkim si i dyshuar për krijimin e skemave mashtruese me rimbursimin e TVSH-së është lokalizuar dhe prangosur nga Policia e Tiranës.
Burime zyrtare bënë sot me dije (1 qershor) se lokalizuan dhe ndaluan M.C., ndaj të cilit kishte edhe masë sigurie në mungesë.
Aksioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.
“Shërbimet ndaluan shtetasin e huaj italian, M. C., 56 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, bëri me dije policia, pa dhënë detaje rreth dosjes hetimore për të cilën është kryer ky arrestim.
Dosja mbi këtë veprim procedurial i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.
Komente
