Kronikë

Tiranë/ I shpallur në kërkim për vrasjen e 38- vjeçarit në Durrës, arrestohet 30- vjeçari! Iu gjet drogë e dokumente false

6 Gusht 2024, 09:16| Përditesimi: 6 Gusht 2024, 10:40

  • Share

Një 30- vjeçar i quajtur Gabriele Peqini është vënë në pranga nga policia e Tiranës ditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

Sipas policisë, 30- vjeçari është me rekorde të shumta kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa në vitin 2022 plagosi në Durrës, 38- vjeçarin Daniel Bushin.

Gjatë arrestimit policia i gjeti drogë e dokumente false.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Flagranca" nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me ato të Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për tentativë vrasje, me rekorde të shumta kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

30-vjeçari qarkullonte i armatosur, me mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara si dhe posedonte lëndë të dyshuara narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me ato të Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Sektorin  për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, i cili qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Flagranca".    

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të mbikalimit te Casa Italias, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi Gabriele Peqini, 30 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë.

30-vjeçari, në vitin 2022, në Durrës, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krëhra e municion luftarak, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe sasi lënde të dyshuar narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?