Dy punonjës të UKT-së janë arrestuar pasi akuzohen se i vodhën shoqërisë së Ujesjellës-Kanalizimeve rreth 21.6 mln lekë përmes rrogave të dublikuara.
Sigi Zhuleku përgjegjës i pagave, dhe Erblin Lushaj inxhinier, janë arrestuar pasi Prokuroria e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për veprën penale ‘Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’.
‘Detyrim paraqitje’ u caktua për 2 punonjës Rudina Lalaj e Azem Xhaferri, futuristë. Punonjësit e UKT-së vjedhjen e kanë kryer për pesë vjet me radhë, duke marrë çdo muaj nga dy paga.
‘Hetimi filloi pasi nga auditi i kryer nga zyra ekonomike e shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë" sh.a Tiranë, u konstatua se shtetasi S.Zh, i punësuar pranë kësaj shoqërie me detyrën e specialistit në Sektorin e Tatim Taksave në Drejtorinë Ekonomike të kësaj shoqërie, i ngarkuar me detyrën e përpilimit dhe dërgimin në Bankë të listëpagesave për pagat e punonjësve të kësaj shoqërie, ka dubluar emrat e shtetasve S.Zh, R.L, E.L dhe A.Xh, të cilët ishin punonjës të kësaj shoqërie për periudhën Prill 2018- Korrik 2023 duke shkaktuar dëm në vlerën totale 21,679,805 lekë.’- njofton policia.