Foto ilustruese

Tiranë/ I vodhën qytetarit portofolin me 1100 euro, ndalohet hajduti i rrugës 'Xhanfize Keko', në kërkim bashkëpunëtori

17 Gusht, 15:14| Përditesimi: 17 Gusht, 15:19

  • Share

Tirane- Policia e Tiranës thotë se ka identifikuar dy autorët e dyshuar të vjedhjes me dhumn të një qytetari në rrugën 'Xhanfize Keko' në Tiranë.

Mësohet se ngjarja është shënuar, pak ditë më parë, konkretisht më 10 gusht 2024.

"Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur me dhunë portolfolin me shumën 1170 euro, një 39-vjeçari' informoi sot policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin P. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë" kryer në bashkëpunim, dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit E. H.

Operacioni u kodua "Wallet". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?