Tiranë/Të dyshuar për gjobvënie, tre vëllezër në pranga (EMRAT)

6 Gusht 2019, 09:02| Përditesimi: 7 Gusht 2019, 10:08

  • Share

TIRANË- Në më pak se një javë policia e shtetit ka prangosur 8 persona të përfshirë në gjobvënies.

Operacioni më i fundit është kryer ditën e djeshme koduar “brothers” ku në pranga kanë rënë tre vëllezërit Titini lindur në Dibër e banues në Tiranës.

Policia dhe Krimet e Rënda dyshojnë se ata si kanë shantazhuar me jetë një biznesmen, ndërsa ReportTv mëson se të arrestuarit kanë mohuar akuzën.

Xhekson Titini dhe dy vëllezërit e tij Aleks dhe Eugert janë arrestuar të hënën ndërsa pritet që të mërkurën të dalin para gjykatës për t'u njohur me masat e sigurisë.

Përgjatë javës së shkuar u kryen dhe operacioni “Përsëritësi” dhe “Gjobëvënësi” ndërsa gjykata ka liruar disa nga të prangosurit për shkak se ndaj tyre nuk janë gjetur prova.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?