Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ I vunë zjarrin makinës së të resë në Kinostudio, në kërkim 3 autorët

17 Prill, 14:37| Përditesimi: 17 Prill, 14:40

  • Share

Tiranë- Tre persona janë shpallur në kërkim pasi i vunë flakën makinës së një 30-vjeçareje në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Belul Hatibi”.

3 autorët e dyshuar Alban Sylejmani, Afrim Sejfulla dhe Fitim Bublica janë maqedonas dhe kosovarë.

Dyshohet se djegia e makinës u bë për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi djegien e automjetit të shtetases P. K., 30 vjeçe, kryer rreth orës 04:00 të datës 16.04.2025, në rrugën “Belul Hatibi”, u zbardh autorësia e këtij krimi.

Konkretisht, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar, shtetasi maqedonas A. S., 65 vjeç, si dhe shtetasit kosovarë, A. S., 37 vjeç dhe F. B., 40 vjeç, të tre banues në Kosovë.

Nga hetimet dyshohet se krimi u krye për motive të dobëta.

Punohet intensivisht për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe po hetohet për të identifikuar dhe kapur shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?