Tiranë/ I vuri zjarrin tokës së kushëririt, policia kap në ndjekje 58-vjeçarin e dyshuar! I gjendet dhe çakmaku me të cilin ndezi flakët (Emri)

12 Gusht, 08:48| Përditesimi: 12 Gusht, 08:56

  • Share

Tiranë- I vuri zjarrin tokës së kushëririt, kapet gjatë ndjekjes autori i dyshuar i krimit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Prush të Tiranës, teksa u shkrumbua një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre. I arrestuari është Nezir Malliku, 58 vjeç.

Grupi hetimor paraprakisht deklaron se akti ka ndodhur me dashje, si pasojë e konflikteve të vazhdueshme mes të afërmve. Policia po merr edhe dëshminë e të dyshuarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, njoftuan se prangosën në flagrancë të dyshuarin Malliku, për veprat penale "shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

“Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke me pemë dhe shkurre në pronësi të kushëririt të tij, në fshatin Prush. Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 58-vjeçarit, një mjet prerës thikë dhe një çakmak”, tha policia e kryeqytetit, duke sqaruar edhe shkakun e ngritjes së akuzës së dytë. 

Në fund Policia apelon qytetarët që “në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin”, teksa i fton që të denoncojnë çdo shkelje ligjore.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?