Tiranë- Incidentet gjatë ndeshjes së vlefshme për Superligën shqiptare Partizani-Elbasani, e fituar nga të kuqtë ditën e djeshme (27 prill), që u siguroi edhe futjen në Final Four për garën finale të titullit, u kanë kushtuar marrjen nën akuzë 3 tifozëve të rinj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 njoftuan sot se referuan materialet në Prokurori për hetim në gjendje të lirë ndaj: E. P., 36 vjeç, B. H., 25 vjeç dhe A. K., 35 vjeç.
“25-vjeçari dyshohet se hodhi sende të forta në fushë, gjatë ndeshjes së futbollit FK Partizani-FK Elbasani, kurse A. K. iu gjetën lëndë piroteknike dhe 36-vjeçarit iu gjet një mjet prerës”, sqaroi policia e kryeqytetit.
Sendet që posedoheshin në mënyrë të paligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy 14-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë thyer xhamat e një autobusi që qendronte në zonën e quajtur “Kombinati”, si instalacion.
Komente
