Sendet dhe paratë e vjedhura, si dhe veshjet e përdorura nga i dyshuari

Tiranë/ Ish i dënuar në Francë për bastisje, kapet duke vjedhur një market në kryeqytet

23 Gusht, 14:13| Përditesimi: 23 Gusht, 14:23

  • Share

Tiranë- Një 41-vjeçar i dënuar më parë edhe në Francë për seri plaçkitjesh të banesave dhe bizneseve, është arrestuar nga Policia e Tiranës në një tjetër vepër penale të ngjashme.

Aksioni u krye nga Komisariati i Policisë Nr. 4, i koduar "Rikthimi". Burime zyrtare thanë se i ndaluari është S.H., banues në kryeqytet, ndaj të cilit u ngrit vepra penale e “vjedhjes”.

Nga verifikimet paraprake hetimore rezulton se i dyshuari ka vjedhur një shumë parash dhe steka me cigare në një market, në rrugën "Sitki Çiço" në kryeqytet.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat e vjedhura, një shumë parash si dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes”, njoftoi policia për rastin.

Ekspertët po bëjnë verifikime për krahasim gjurmësh daktiloskopike, nëse 41-vjeçari ka kryer krime të ngjashme brenda dhe jashtë vendit gjatë kësaj kohe.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kurioz: 24/08/2024 00:19

    Jam kurioz qa ka marr? Cilat produkte dhe sa perqind ulje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?