Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Të dënuar me rreth 4 vite burg në total për drogë, ‘Catch’ prangos në arrati dy të kërkuarit

27 Maj, 13:31| Përditesimi: 27 Maj, 13:33

  • Share

Tiranë- Dy persona të dënuar nga Gjykata e Tiranës për drogë dhe që ishin shpallur në kërkim, janë arrestuar ditën e sotme nga policia e kryeqytetit.

Forca e Posaçme Operacionale njoftuan se në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, të kryera në vijim të operacionit “Catch”, kapi dhe vuri në pranga shtetasit e shpallur në kërkim dy të rinjtë.

“D. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kurse J. H., 23 vjeç, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, po për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, bëri me dije policia.

Për të dy rastet, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?