Spitali Onkologjik, ku po trajtohej së fundmi shtetasi italian

Tiranë/ Ishte dënuar me 8 vite burgim për drogë në Shkodër, vdes te Onkologjiku i QSUT-së italiani 64-vjeçar! Pësoi arrest kardiak

19 Nëntor, 15:04| Përditesimi: 19 Nëntor, 15:20

  • Share

Tiranë- Një shtetas italian, 64 vjeç, ka ndërruar jetë ditën e sotme, në Spitalin Onkologjik të spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, pas një arresti kardiak të pësuar, teksa po trajtohej prej 28 tetorit të këtij viti në Spitalin e Burgjeve dhe po trajtohej nga mjekët.

Burgjet kanë konfirmuar sot humbjen e jetës së Cristiano Trapani, nga Frosinone e Italisë, rreth orës 11:30, teksa aktualisht mbante statusin e të paraburgosurit dhe për shkak të gjendjes shëndetësore ishte transferuar nga paraburgimi i Shkodrës.

Italiani figuronte i dënuar me 8 vite burgim për prodhim dhe shitje droge më vitin 2022, teksa Gjykata e Shkodrës e kishte vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij gjatë këtij viti, pas arrestimit.

Njoftimi i Burgjeve:

"Shtetasi italian Cristiano Trapani, atësia Umberto, mëmësia Panicia Santa, i datëlindjes 09.11.1960, lindur në Torrice dhe banues në Frosinone, Ceccano, Itali, me statusin e të paraburgosurit, i transferuar nga IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë sot, më datë 19.11.2024, në Spitalin Onkologjik “Nënë Tereza” në Tiranë, rreth orës 11:30, pas një arresti kardiak. 

Pacienti ishte shtruar më datë 28.10.2024 në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) me diagnozën: Limfadenopati për determinim. Gjatë qëndrimit në QSB, ai iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike të nevojshme. Pas konsultimeve me ekipin mjekësor, iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale për marrjen e biopsisë, e cila ishte planifikuar të kryhej në Spitalin Onkologjik. 

Me vendimin nr. 1433, datë 16.11.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e kishte dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a-22 i Kodit Penal. Më tej, me vendimin nr. 681, datë 28.09.2024, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka vendosur vlerësimin e ligjshëm të arrestit për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 324/a/1 të Kodit Penal. 

Shtetasi Cristiano Trapani mbante statusin e të paraburgosurit dhe ishte i transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër".

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?