Tiranë-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë pasi një punonjës i shërbimit zjarrfikës ka ranë nga një lartësi teksa ishte duke punuar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së 2 tetorit në rrugën ‘Mine Peza’.
Fatmirësisht 42-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 02.10.2024, rreth mbrëmjes, në rrugën "Mine Peza", ka rënë nga një lartësi ku ishte duke punuar, shtetasi F. Sh., 42 vjeç, (punonjës i shërbimit zjarrfikës), banues në Tiranë. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.
Komento