Tiranë-Një 66-vjeçar në kryqyetet ka ndërruar jetë pasi duke punuar në soletën e katit të 4-ët të një banese është rrëzuar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur sot (8 shkurt) rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi".
“Më datë 08.02.2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit Arben G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi Bajram Kosova, rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, informoi sot policia.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento
Komente
