Foto ilustruese

Tiranë/ Ishte i shpallur në kërkim për vjedhje, në pranga 26-vjeçari (EMRI)

9 Korrik, 12:22| Përditesimi: 9 Korrik, 12:24

  • Share

TIRANË-Një 26-vjeçar është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim nga 3 drejtori vendore të Policisë.

Autori i identifikuar si Korado Mile, banues në Tiranë akuzohet për veprën penale "Vjedhja".     

Njoftimi i policisë:

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të masave të përcaktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap shtetasi në kërkim Korado Mile, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja". Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Durrës dhe nga DVP Shkodër, për të njëjtën vepër penale."

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?