Tiranë/ Ishte në kërkim, 21 vjeçari arrestohet afër stadiumit 'Dinamo'

5 Nëntor, 10:10| Përditesimi: 5 Nëntor, 10:23

  • Share

 Një 21 vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje u arrestua në kuadër të operacionit të koduar  "Around", nga Seksioni për Operacionet Speciale në DVP Tiranë

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të stadiumit "Dinamo", është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi A. Ll., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese  dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.  

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?