Tiranë - Një 20-vjeçar belg ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
I riu ishte shpallur në kërkim nga Interpol Malta pasi Gjykata e Magjistratëve ka nxjerrë urdhër arresti për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Komploti për kryerjen e një vepre penale”, “Vjedhja”, “Posedimi ,shpërndarje ose prodhimi i materialeve pornografike që përfshijnë të mitur” dhe “Mosrespektimi i kushteve të vendosura nga Gjykata për lirimin me kusht”.
20-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Maltës.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të shtuara me pajisjet bashkëkohore dedektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin belg të kërkuar ndërkombëtarisht, A. K., 20 vjeç, banues në Belgjikë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Malta, pasi Gjykata e Magjistratëve Maltë ka nxjerrë urdhër arresti për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Komploti për kryerjen e një vepre penale”, “Vjedhja”, “Posedimi ,shpërndarje ose prodhimi i materialeve pornografike që përfshijnë të mitur” dhe “Mosrespektimi i kushteve të vendosura nga Gjykata për lirimin me kusht”, parashikuar nga legjislacioni penal i Maltës.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Maltës.
Komente
