Kronikë

Tiranë/ Ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 29- vjeçari

20 Nëntor 2024, 10:08| Përditesimi: 20 Nëntor 2024, 10:37

  • Share

Tiranë- Një 29 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike kryer në bashkëpunim dhe grupi i strukturuar kriminal është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i kontrolleve të ushtruara, vunë në pranga personin me inicialet G. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, 29 vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 5 vjet e 4 muaj burg.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim dhe "Grupi i strukturuar kriminal", njoftoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?