Kronikë

Tiranë/ Ishte zaptuar si parking me pagesë, lirohet hapësira publike mes pallateve në Njësinë 5

13 Korrik, 12:23| Përditesimi: 13 Korrik, 12:34

  • Share

Lirohet një hapësirë e përbashkët pallati, e kthyer në mënyrë të paligjshme në vendparkim automjetesh, në rrugën “Medar Shtylla”, në Njësinë 5 në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Bashkiake dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ndërhynë në një hapësirë të përbashkët pallati në rrugën “Medar Shtylla”, e cila ishte zënë pa leje dhe ishte kthyer në një vendparkim automjetesh.

Në përfundim të veprimeve për rastin, u procedua penalisht shtetasi A. D., 39 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.Automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec.


Lajmi kryesor:

Lirohen hapësirat publike të kthyera në parkim në Vlorë e Tiranë, aksion edhe në Golem! 3 në hetim (VIDEO)


K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?