Kronikë

Tiranë/ Ish-zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja shkon në SPAK (VIDEO)

10 Shkurt, 11:01| Përditesimi: 10 Shkurt, 18:08

  • Share

Tiranë- Ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste u pa teksa hynte në SPAK mëngjesin e sotëm (10 Shkurt).

Ende mbetet e paqartë arsyeja pse është thirrur nga institucioni i akuzës ndërsa Bejtja ka mbajtur postin e zv/ministrit në mandatin e parë të qeverisë “Rama”.

Në periudhën shtator 2009-maj 2013 ka qenë edhe deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan.

Bejtja ka qenë pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit nga viti 1998 e në vazhdim, me kohë të plotë e të pjesshme në lëndët e Marketingut. 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?