Kronikë

Tiranë/ Italia e kërkonte për organizatë kriminale dhe trafik kokaine, kapet për ekstradim 44-vjeçari me dy identitete! I dënuar me 5,5 vite burgim (EMRAT)

17 Shkurt, 15:58| Përditesimi: 17 Shkurt, 16:07

  • Share

Tiranë- Policia e Shtetit arreston një person të shumëkërkuar nga Italia me qëllime ekstradimi, që rezulton edhe i dënuar me mbi 5 vite e gjysmë burg nga gjykata e vendit fqinj, për organizatë kriminale dhe trafik droge.

Aksioni është koduar “Operacionalja 28” dhe u krye nga Policia e Tiranës, teksa është njoftuar Interpol Tirana dhe Roma për kryerjen e procedurave të mëtejshme.

I arrestuari është Ilir Zotaj, alias Zio Bushi, 44 vjeç, banues në Tiranë.

“Gjykata e Apelit e Peruxhias, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “organizata kriminale” dhe “trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Zotaj dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që përbëhej nga shtetas shqiptarë, e cila ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Belgjika në Itali.

“Gjatë periudhës dhjetor 2008 – mars 2010, janë sekuestruar rreth 10.4 kg lëndë narkotike kokainë e trafikuar nga kjo organizatë, në disa qytete të Italisë, në Belgjikë dhe në Shqipëri”, sqarohet për detajet e dosjes ndaj tij.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit në Itali dhe pritet masa e sigurisë nga ana e gjykatës.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?