Tiranë- Një 28-vjeçar është arrestuar nga Forcat 'Shqiponja' pasi iu gjet armë zjarri pistoletë në automjetin që drejtonte në fshatin Domje, Tiranë.
Në kërkim janë shpallur në kërkim 2 persona pronari i automjetit dhe përdoruesi aktual i tij- ky i fundit dyshohet se i ka dhënë automjetin të riut.
Ndërsa në gjendje të lirë do të hetohet një i mitur, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Efektivët sekuestruan armën e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, si provë materiale.
"Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjete të ndryshme, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Në fshatin Domje, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M. dhe pasagjer një shtetas 16 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishekësh.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë:
-arrestuan shtetasin F. M., 28 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 16-vjeçarin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-u shpallën në kërkim shtetasit R. T., 24 vjeç, banues në Domje, pronari i automjetit, dhe V. B., 24 vjeç, banues në Domje, përdoruesi aktual i automjetit, pasi dyshohet se i ka dhënë automjetin 28-vjeçarit.
Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e rastit", informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
