Kokaina e sekuestruar

Kronikë

Tiranë, iu gjet kokainë, arrestohet administratori i lokalit në Bllok/ Emri

23 Prill 2018, 11:52| Përditesimi: 23 Prill 2018, 12:40

  • Share

TIRANË-Policia ka arrestuar administratorin e një lokali në kryeqytet, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestruan disa doza kokainë. I arrestuari është Orial Peçi 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrimin e tij në rrugën “Pashko Vaso” në Bllok, Peçit i janë gjetur 7 doza kokainë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, pasi nuk kanë treguar për kokainën; E. B. 24 vjeç dhe A. Ç. 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.


Orial Peci

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 285/a Kodit Penal.


Kokaina e sekuestruar

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?