Tiranë, kanos me armë 26 vjeçarin pas konfliktit për pronën, në banesë i gjejnë krehra dhe municion luftarak

4 Mars, 13:25| Përditesimi: 4 Mars, 16:17

  • Share

Tirane- Policia e Tiranës parandaloi përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta mes tre personave duke vënë në pranga njërin dhe në hetim dy të tjerë.  

I arrestuar është A.H 21 vjeç pasi kanosi me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, për motive pronësie.  

“Këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur me armë zjarri, për motive pronësie, shtetasin E. Ç., 26 vjeç” informoi sot policia e Tiranës.  

Gjatë kontrollit në banesën e Hajdinit u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme. Operacioni u kodua “Trinomi”  dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasi E. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, dhe një shtetas 17 vjeç. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?