Tiranë- Punonjësi kanoset teksa ekzekutonte urdhrin për prishjen e tendës së një lokali në Tiranë, në kuadër edhe të aksionit për lirimin e hapësirave publike, merret nën akuzë 48-vjeçari i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat, njoftuan sot (17 gusht) se referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për A. D.
Në lidhje me shkakun e këtij hetimi, Policia e Tiranës sqaroi:
“Ka kanosur shtetasin E. H., 36 vjeç, i cili po ushtronte detyrën për ekzekutimin e një vendimi për prishjen e tendës së një lokali”.
Pas hetimeve paraprake, materialet për hetime të mëtejshme i kaluan organit të akuzës në kryeqytet, për veprën “kanosja”.
Komente
