Policia e Tiranës gjatë një arrestimi

Kronikë

Tiranë/ Kapen në arrati dy të dënuarit për dhunë në familje e largim nga vendi i qëndrimit! Një i tretë akuzohet se keqtrajtoi kafshën në lokalin e tij, video u postua në rrjetin social

30 Prill, 13:38| Përditesimi: 30 Prill, 13:41

  • Share

Tiranë- Dy persona të dënuar dhe të shpallur në kërkim për krime të ndryshme janë arrestuar nga Policia e Komisariatit nr. 6 në Kombinat dhe e Krujës, ndërsa një i tretë që kishte keqtrajtuar kafshën në lokalin e tij, u mor nën akuzë pak pasi video e aktit u shfaq e postuar në rrjetin social. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë së Tiranës njoftuan sot (30 prill) se ndaluan të shpallurin në kërkim E. U., 48 vjeç, të cilin e ka dënuar Gjykata e Tiranës me 1 vit burgim, për veprën penale “dhuna në familje”.

Kurse efektivët e Sekorit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ekzekutuan vendimin e Gjykatës të Tiranës, për të shpallurin në kërkim, B. M., 22 vjeç, i dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi “në një video të postuar në rrjete sociale, konstatohet se në ambientet e lokalit të tij, keqtrajtohen kafshë”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?