Tiranë- Agjentët e Komisariatit nr. 3 në Tiranë arrestuan një të ri, i cili përndiqte dhe kërcënonte mësueset dhe drejtoreshën e shkollës së tij.
21-vjeçari Luis Sheta studionte në shkollën ‘Konstandin Kristoforidhi’ në Tiranë. I riu kërcënonte stafin pedagogjik, pasi ishte ngelës në shkollë.
Tre denoncime janë bërë kundër tij në polici; nga drejtoresha e shkollës, punonjësja sociale dhe psikologia.
I riu është i njohur në media, pasi ka dalë në disa e emisione televizive, ku ka folur për jetën e tij të vështirë pasi ishte jetim.
Komente

Ky i ri ka nevoj per tu ndihmuar.Jeta e paska lene jetim,kush duhet ta ndihmoj?Psikologia qe e ka paditur cfar konkluzioni ka nxierr?Mendoj se krahas gabimeve atij i duhet ndihme,nga te gjithe.Burgosja per keto kercenime nuk e ben me te mire por e ben te urrej ata qe e kane detyre ta ndihmojne.
PërgjigjuTi nuk e njeh se çfarë mostre është ai djalë. Mos të të vijë keq fare, është person i mbushur me ligësi ,dhe nuk ka ditë që nuk mendon se si tu bëj keq të tjerëve që janë në punët e hallet e tyre të përditshme, e fillon dhe e mbyll ditën vetëm ne denoncime, sa arrin deri aty ku tallet dhe me uniformën e policisë së shtetit. Ai person e ka vëndin në psikiatri nën kujdesin e stafit.