EMRI/ Shantazhonte të miturat në rrjete sociale dhe u kërkonte marrëdhënie seksuale, pranga 27 vjeçarit në Tiranë! 15 vjeçarja: Do vras veten (Mesazhet)

18 Shkurt, 09:19| Përditesimi: 18 Shkurt, 13:50

  • Share

“Më sill foto…”, i shkuan Benard Çullhaj, 27 vjeç, një vajze të mitur përmes rrjeteve sociale. I riu e shantazhon dhe në këmbim i kërkon marrëdhënie seksuale. Edhe kthimi i përgjigjes “Do iki të vras veten” nga 15-vjeçarja, nuk e ndal Çullhajn, i cili me sa duket e ka kthyer në trend ngacmimin e të voglave. Pasi kishte hapur profile në emrin e vajzës, kryesisht në Tik-Tok, i kërkonte foto dhe video në formën e shantazhit. Por, e reja mori guximin dhe u paraqit pranë krimit kibernetik në Policinë e Tiranës dhe denoncoi agresorin, i cili brenda pak orëve u vu në pranga.

Mjaftuan disa kërkime të specializuara nga ekspertët kibernetikë për të lokalizuar dhe arrestuar të riun. Para hetuesve Benard Çullhaj flet pak, por kur e pyesin pse kishte nisur mesazhe kërcënuese dhe kishte hapur profile false ndaj një të miture, ai përgjigjet shkurt: Po bëja shaka! Më tej, 27-vjeçari nuk jep detaje, por në administrim të “kibernetikës” tashmë janë me dhjetëra mesazhe intimiduese, kërcënuese dhe me fjalor të ndyrë, jo vetëm ndaj 15-vjeçares.

Krimi kibermetik thotë se janë konfirmuar të paktën edhe 2 raste të tjera mesazhesh kërcënuese tek 2 të mitura, 15 dhe 16 vjeçe, te të cilat është ndjekur e njëjta skemë intimidimi. Burime bëjnë me dije se Benard Çullhaj u niste mesazhe të gjitha grave që i dilnin përpara në rrjete sociale dhe provat kundër tij janë të shumta.

Celulari i tij tashmë është në duar të hetuesve dhe do të shërbej si provë për veprimtarinë e tij të paligjshme. Atij i janë sekuestruar me qindra pamje filmike, foto dhe video, profile në Tik-Tok dhe rrjete të tjera sociale, të cilat do ti në nënshtrohen një analize të thellë hetimore, për të dokumentuar çdo rast ku është i përfshirë.

Ora 13:41
Shantazhet në rrjetet sociale, Balla thirrje qytetarëve: Denonconi, mos bini pre! Po punojmë për ndryshimet ligjore kundër dhunës online

1708106047_taulantballa.jpeg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e 27 vjeçarit Benard Çullhaj i cili shantazhonte dhe kërcënonte vajzat e mitura në Tiranë nëpërmjet rrjeteve sociale. 

Balla shkruan se po punohet për të bërë ndryshime ligjore kundër dhunës online ndërkohë që kompanitë rrjetet sociale po shtojnë filtrat e ndalimit të gjuhës fyese dhe denigruese. Mes të tjerash, ministri u bën thirrje të gjithë personave që përballen me gjuhë fyese apo shantazh online, të denoncojnë rastin në polici. 

"Ngjarjet e fundit kanë rritur nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Policia e Shtetit përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve KibernetikeTiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë identifikuar një tjetër rast shantazhi në rrjetet sociale me rrezikshmëri ndaj një minoreneje.  Po bashkëpunojmë me agjencitë partnere për fuqizimin e kapaciteteve tona në përballjen me këtë formë kriminaliteti.  Policia e Shtetit po rrit vigjilencën dhe forcën parandaluese, është i domosdoshëm bashkëpunimi me publikun, të cilët duhet të drejtohen pa hezitim duke kallëzuar çdo rast shantazhi e dhune përmes rrjeteve sociale, për të na dhënë mundësinë e reagimit në kohë. Në momentin më të parë të konstatimit duhet denoncur dhe jo të bini pre e shantazhit! Paralelisht po punojmë për ndryshimet ligjore  kundër dhunës online, ndërsa ofruesit e rrjeteve sociale po përmirësojnë nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe"- shkruan Balla. 

Ora 10:27
U hapte të miturave profile fallco në rrjete sociale dhe i shantazhonte që t’i dërgonin foto intime, 27 vjeçari justifikohet para policëve: Po bëja shaka

1708249511_Benardullhajj.jpg

Report TV ka siguruar foton e 27 vjeçarit Benard Çullhaj i cili është arrestuar nga policia për shantazh ndaj të miturave të cilat i kërcënonte në rrjetet sociale nëse nuk i dërgonin foto intime.

Benard Çullhaj deklaron para hetuesve të krimit kibernetik të Tiranës se “po bëja shaka” për të gjitha mesazhet që u ka dërguar vajzave të mitura, dhe jo vetëm, përmes rrjeteve sociale. Atij i janë gjetur me dhjetëra komunikime në celularin që tashmë është në duar të hetuesve, ndërsa të njëjtën praktikë e ka kryer me shumë vajza të tjera, të cilave u ka kërkuar marrëdhënie seksuale dhe u ka hapur profile në emrin e tyre. Burime pranë krimit kibernetik bëjnë me dije se janë administruar dhjetëra biseda me vajza të ndryshme, të cilave ai u ka shkruar fjalë nga më të ndyrat, nga kërcënimet tek sharjet, të cilat do të shërbejnë si provë në vijimësi të hetimeve për 27-vjeçarin.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/02/2024 01:37

    Ky vesh-parafangoja nga fshati do te marre nje lloj denimi,megjithese keta lloje kthehen shpejt ne /biznes, se rreshqasin mes vrimave te ligjeve e burokracive gjyqesore.por perse nje 15 vjecare do te vrase veten? Cfare lloj videosh e fotosh u kerkonte ky perverti?

    Përgjigju
  • Lui: 18/02/2024 17:36

    I them asaj femijes qe thote do vras veten. Po mire o xhan, me thuaj a ia vlen vetevrasja per kete monster?! Ne fakt vetevrasja nuk vlen per askend e per asgje. Keshtu qe jepi perpara jetes dhe zere se ishte nje enderr e keqe. Ke moshen me te bukur te jetes dhe ke per te bere gjera shume te bukura gjate jetes..

    Përgjigju
  • shqip: 18/02/2024 15:32

    Edhe prokororia te beje nje cike shaka ta rrasi nja 20 vjet burg se mjafton .

    Përgjigju
  • Scutari: 18/02/2024 14:58

    Shteti duhet të ndërmarrë iniciativa për mbylljen e tiktokut!! Na e shpifën turlilloj budallai sa na kanë bërë qesharak si komb në sy të tjerëve!!

    Përgjigju
  • demi: 18/02/2024 13:51

    Keta lloj ndyresirash nuk duhet te dalin nga burgu.

    Përgjigju
  • Eri: 18/02/2024 13:50

    Rraseni brenda gjobvensi tmarin vesht e te zen mend kto t3 fortit e tjere

    Përgjigju
  • Stela: 18/02/2024 13:48

    Plumb ballit dhe nuk hap më profile

    Përgjigju
  • Ervi: 18/02/2024 11:35

    Perdhunojeni tek vesht kete shimpaze

    Përgjigju
  • Tope: 18/02/2024 11:25

    Kapeni vareni me litar kete pemethyerin qe spaska as dhembe ne goje

    Përgjigju
  • A...Zh: 18/02/2024 10:54

    Prijani hallatet ndyresires, pastaj i thoni beme shaka!

    Përgjigju
  • SELFO QORI: 18/02/2024 10:15

    10 vjet burg dhe Tredhje si qënt e bashkise per kete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?