Tiranë- Tre persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pas një operacioni të policisë për goditjen e lojërave të fatit.
Në bazë të kontrolleve të kryera në dy lokale, blutë e kryeqytetit sekuestruan 6 makineta dhe 2 aparat celular, që i shërbenin këtij aktivitetit të paligjshëm.
“U arrestuan shtetasit P. L , 52 vjeç dhe Sh. Rr., 22 vjeç, pasi në aparatin celular të shtetasit Sh. Rr, u gjetën aplikacione të lotarive të palejuara. Shtetasi Sh. Rr, ishte i punësuar në lokalin në administrim nga P. L;
U arrestuan shtetasin A. Ll., 18 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. T., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin me administrator shtetasin E. T dhe punonjës A. LL, u gjetën 6 kompjutera që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e veprimtarisë të kundraligjshme të lojrave të fatit” thuhet në njoftimin e policisë.
Operacioni u kodua ‘Game Over’.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
Komente
