Kronikë

Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për baste, vihet në pranga pronari dhe 2 klientë

9 Qershor, 15:24| Përditesimi: 9 Qershor, 15:57

  • Share

Tiranë-Policia ka arrestuar në Tiranë, pronarin e një lokali, ku luheshin lojëra fati ilegale dhe baste sportive me makineta dhe celularë në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’. Në pranga ranë edhe 2 klientë, të kapur në flagrancë.

Policia sekuestroi 5 makineta, 4 celularë dhe 50 000 lekë.

‘Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek inteligjenca policore, me objektiv goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, finalizoi operacionin “Rezultati”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit M. D., 21 vjeç, A. Z., 24 vjeç dhe Xh. Gj., 21 vjeç.

Nga kontrollet në lokalin që administronte shtetasi M. D., u konstatua se ambienti ishte përshtatur me makineta dhe me celularë, që shërbenin për lojëra fati dhe për vënien e basteve sportive. Në lokal u kapën në flagrancë, duke luajtur, 2 të arrestuarit e tjerë’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?