Kronikë

Tiranë/ Konflikt me sende të forta mes tre fqinjëve, dyshohet për të lënduar

25 Maj 2019, 16:12| Përditesimi: 25 Maj 2019, 16:17

  • Share

TIRANË-Një konflikt mes tre personave është regjistruar mesditën sotme në rrugën e Kosovarëve në kryeqytet.

Nga informacionet paraprake, mësohet se të rinjtë ishin fqinjë me njëri-tjetrin dhe pas një debati për motive ende të paqarta, sherri ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta. Dyshohet se ka të lënduar.

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?