Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Konflikt mes disa personave në Institut, qëllohet me armë zjarri në ajër! Shoqërohet autori

24 Qershor, 11:34| Përditesimi: 24 Qershor, 12:32

  • Share

TIRANË- Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në zonën e Institutit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, pas një sherri për motive të dobëta, ku njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar me armë në ajër.

Policia e Tiranës informoi se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. 

Policia ka shoqëruar autorin që ka qëlluar në ajër ndërsa po punohet për të mësuar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në konflikt. 

"Rreth orës 11:10, në Institut, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta është qëlluar me armë zjarri në ajër.  Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar për veprime të metejshme shtetasin Y. C, i dyshuar i përfshirë në konflikt. 

Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar. Punohet për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes", njoftoi Policia e Tiranës. 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkelet armëpushimi Izrael-Iran, mendoni se do përshkallëzohet konflikti?