Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Konflikt në hyrjen e një pallati, 34-vjeçari plagos me thikë dhe sende të forta komshinjtë e tij! Babë e bir dërgohen në spital! Kapet autori (EMRAT)

1 Janar, 16:56| Përditesimi: 1 Janar, 18:29

  • Share

TIRANË - Pasditen e ditës së parë të këtij viti është regjistruar një incident në hyrje të një pallati në Tiranë.

Bëhet fjalë për rrugën 'Shyqyri Ishmi', ku rreth orës 16:15, një 35 vjeçar, Kristjan Thaçi ka goditur me thikë komshiun e tij Mario Miha si dhe të atin e tij Arben Miha, me sende të forta.

Të dy, babë e bir ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka bërë të mundur kapjen e autorit 34-vjeçar.

'Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç,  ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta  shtetasin A.N.

Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin K.Th, 34 vjeç, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje”.', njofton policia.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?