Tiranë/ Konflikti mes dy ndërtuesve lë jashtë 120 familje, banorët protestë para Prokurorisë: Të zbatohet vendimi i Apelit që na dha banesat

31 Tetor 2023, 10:28| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 07:14

  • Share

Konflikti i pazgjidhur prej vitesh mes dy pronarëve, Albert Allmuca i kompanisë “Star Construction” dhe Sino Llanaj ka lënë në qiell të hapur banorët e 120 familjeve që kanë prentotuar apartamentet në një kompleks pallatesh në zonën e ish "Parkut të Autobusave", madje kanë kryer pagesat.

Ata po protestojnë ditën e sotme para Prokurorisë së Tiranës dhe kërkojnë të marrin banesat e tyre të cilat u kanë mbetur ‘peng’ prej vitesh. Katër banorë që kishin blerë banesa në këtë pallat, kishin bërë ankim për të marrë banesat e tyre. Një vendim i dhjetorit 2022 nga Gjykata e Apelit, detyron Prokurorinë të ekzekutojë vendimin për të gjithë familjet. Ankimi është bërë nga 4 familje, Roland Jaho, Ernest Hajna, Mirela Ruci, Leonora Redhaj, të cilat e kanë fituar çështjen në gjyq, por sipas vendimit përcaktohet që ekzekutimi duhet të jetë për të gjithë banorët e pallatit.

Report Tv ka siguruar edhe vendimin e Gjykatës së Apelit, në të cilën urdhërohet Prokuroria që të ekzekutojë vendimin për hyrjen në banesa. Sipas vendimit, futja në banesa nuk është vetëm për 4 familjet, por unifikues për të gjithë ata banorë që kanë kontrata për blerjen e banesës në këtë kompleks pallatesh.

“Me të drejtë Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet t ju mundësojë edhe të gjithë blerësve të tjerë përdorimin e pasurive të paluajtshme sipas kontratave përkatëse, njësoj si për shtetasit të cilët kanë paraqitur ankim ndaj vendimit të shkallës së parë”, shkruhet në vendim.

Ndërkohë, Prokuroria u thotë që ekzekutimi do bëhet vetëm për ata që kanë emrat në vendim, pra 4 familjet, Roland Jaho, Ernest Hajna, Mirela Ruci dhe Leonora Redhaj. Me pankartat në duar "Jemi të pastrehë, prokuroria të zbatojë vendimin për 120 familje", "Kërkojmë drejtësi për pronat tona", "Ne nuk jemi 4, por 120", banorët e mbledhur para Prokurorisë së Tiranës thonë se do të vijojnë me protestat derisa të zbatohet vendimi i Apelit. 

"Ne presim që në 2017, kemi paguar mbi 90% të apartamentit dhe ata vazhdojnë sërish. Ne nuk shkulemi që këtu, do bllokojmë prokurorinë, rrugët derisa të marrim hyrjet tona. Kemi kontratat, vendimin e Gjykatës", tha një protestuese për Report Tv. 

Një prej protestuesve thotë për Report Tv se është e shkruar "e bardha mbi të zezë" që duhet të futen në pallat gjitha familjet, jo vetëm 4.

"Në vendim thuhet se do përfitojnë edhe pjesa tjetër e banorëve. Këta në Prokurori nuk duan të zbatojnë. Na thonë që presin të zbatohet vendimi për 4, ndërkohë që aty është e shkruar e bardha mbi të zezë. Ne duhet të futemi bashkë me ata të 4 që kanë marrë vendin. Kemi firmosur të gjithë", tha protestuesja. 

Kjo nuk është hera e parë që këta banorë protestojnë, ndërsa më parë kanë mbajtur protesta edhe para Bashkisë së Tiranës.  Dy ndërtuesit u konfliktuan më 13 janar të vitit 2021, sherr që përfundoi në plagosjen e njërit prej tyre. Nga përplasja me armë mbeti i plagosur ndërtuesi Sino Llanaj, i cili u konfliktua me biznesmenin Albert Allmuça. Dy biznesmenët Llanaj dhe Allmuça janë në konflikt prej kohësh për pallatin në fjalë, projekt që e kanë nisur së bashku për ta përfunduar brenda vitit 2019.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 10:42
Konflikti mes dy ndërtuesve lë jashtë 120 familje, banorja për Report Tv: S’na intereson sherri i tyre, Prokuroria të zbatojë vendimin e Apelit që na jep banesat  

 

Konflikti i pazgjidhur prej vitesh mes dy pronarëve, Albert Allmuca i kompanisë “Star Construction” dhe Sino Llanaj ka lënë në qiell të hapur banorët e 120 familjeve që kanë prentotuar apartamentet në një kompleks pallatesh në zonën e ish "Parkut të Autobusave", madje kanë kryer pagesat.

Ata po protestojnë para Prokurorisë së Tiranës, ndërsa një prej protestuesve flet për Report Tv dhe thotë se janë mbledhur sot pasi Prokuroria duhet të zbatojë vendimin e Apelit që e urdhër që këto familje të futen brenda në banesa. Ajo thotë, se ankimi është bërë nga 4 familje, por sipas vendimit të Apelit, përfitojnë 120 familjet dhe duhet marrin banesat e tyre. Protestuesja shprehet se do të vijojnë me protestat derisa të marrin apartamentet e tyre, ndërsa kanë edhe kontratat që kanë bërë pagesat.

"Ne kemi disa ditë që kemi ardhur pranë prokurorisë, në gjykatë administrative, e rrethit. Kemi kaq kohë, jemi 120 banorë që vijmë vërdallë. Ne banojmë tek rruga ‘Ndre Mjeda’, duam të futemi në shtëpitë tona, ne jemi persekutuar nga dy bashkëndërtuesit, të cilët nuk na lejojnë të futemi Brenda duke pasur konflikt me njëri-tjetrin. Ne nuk na intereson, punë pagesash të tyre, na pengojën ne. Ne presim që të futemi në shtëpi, ata nuk na lejojnë. Katër banorë e kanë përfituar këtë çështje, ndërsa ne të tjerët që është e cilësuar e bardha mbi të zezë, që duhet të futemi me patjetër.

Ne jemi 120 banorë, kemi bërë kërkesa me mijëra herë. Njëri ja hedh njërit-tjetri ja hedh tjetrit. Ne presim që në 2017, kemi paguar mbi 90% të apartamentit dhe ata vazhdojnë sërish. Ne nuk shkulemi që këtu, do bllokojmë prokurorinë, rrugët derisa të marrim hyrjet tona. Kemi kontratat, vendimin e Gjykatës.

Në vendim thuhet se do përfitojnë edhe pjesa tjetër e banorëve. Këta në prokuroi nuk duan të zbatojnë. Na thonë që presin të zbatohet vendimi për 4, ndërkohë që aty është e shkruar e bardha mbi të zezë. Ne duhet të futemi bashkë me ata të 4 që kanë marrë vendin. Kemi firmosur të gjithë. Na thonë që nuk është prokurorja, shiko si na sorollatin", tha një prej protestuesve për Report Tv.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/11/2023 00:34

    Disa pyetje per pretenduesit: 1-Vertet keni prenotuar e paguar apartamentet,vertet vendimi i apelit ua njeh te gjitheve te drejten te hyni,po kontribuat te gjithe ne shpenzimet e gjyqit,apo vetem ato 4 familje dhe ju te tjeret doni te kaloni lumin mbi kalin e botes? 2-Pse nuk hapet gjyq te gjithe si grup,por vetem 4 familje? 3-Nuk ju lajmeruan,nuk ishit dakord mes jush,apo late vetem ata te katert t'ju perfaqesonin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?