Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Konsumoi alkool në lokal, 15-vjeçari ‘pijedashës’ përfundon në spital

19 Qershor, 12:48| Përditesimi: 19 Qershor, 12:51

  • Share

Tiranë- Një i mitur ka përfunduar në spital dhe shkak nuk ka qenë ndonjë sherr që ka bërë me bashkëmoshatarët e tij, por konsumi i tepruar i alkoolit.

Policia e Tiranës bëri me dije se është paraqitur për mjekim në spital një 15-vjeçar, i cili dyshohet se kishte konsumuar pije alkoolike në lokal.

I mituri në një moment është ndjerë keq dhe pësoi komplikacione shëndetësore, duke u nisur me urgjencë për mjekim, ku është trajtuar edhe me lavazh stomaku dhe terapi intensive.

“Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar në banesë”, informoi sot(19 qershor) policia e kryeqytetit, por pa dhënë hollësi rreth dinamikës së ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim të metejshëm të rastit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/06/2025 04:02

    Kur ishim ne te vegjel nuk kishte limit moshe per perdorim alkooli,por kohet kane ndryshuar.A ka ne Shqiperi nje moshe te caktuar kur lejohet alkooli dhe a ka ligje ndershkuese e rregulla per lokalet,apo pijeshitesit qe u servirin,ose u shesin te miturve pije alkoolike?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?