Tiranë- Një i mitur ka përfunduar në spital dhe shkak nuk ka qenë ndonjë sherr që ka bërë me bashkëmoshatarët e tij, por konsumi i tepruar i alkoolit.
Policia e Tiranës bëri me dije se është paraqitur për mjekim në spital një 15-vjeçar, i cili dyshohet se kishte konsumuar pije alkoolike në lokal.
I mituri në një moment është ndjerë keq dhe pësoi komplikacione shëndetësore, duke u nisur me urgjencë për mjekim, ku është trajtuar edhe me lavazh stomaku dhe terapi intensive.
“Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar në banesë”, informoi sot(19 qershor) policia e kryeqytetit, por pa dhënë hollësi rreth dinamikës së ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim të metejshëm të rastit.
Komente
